Celebrities Film & Tv Gossip

Tom Hardy rikthehet fuqishëm në ‘tangon’ e fundit me ‘Venom’. Publikohet traileri i parë dhe data e premierës!

Tom Hardy është gati për një ‘tango’ të fundit me ‘Venom’, antagonistin e Marvel prej gjashtë vitesh tashmë. Aktori shfaqet në trailerin e parë të ‘Venom: The Last Dance’, filmi i fundit i trilogjisë së Hardy, në të cilin ai luan gazetarin Eddie Brock, një njeri që krijon një simbiozë me një alien duke u bërë së bashku ‘Venom’.

Kujtojmë se Hardy ka marrë kritika pozitive në shfaqjen e fundit, Venom: ‘Let There Be Carnage’ (2021).

‘The Last Dance’ pason Venom (2018), i cili u bë një ‘hit’ në Box Office, duke arkëtuar 856.1 milionë dollarë globalisht. Hardy e pasoi atë me ‘Let There Be Carnage (2021)’, i cili arriti në 506.8 milionë dollarë fitime, një shfaqje e mirë duke pasur parasysh se u publikua mes sfidave të pandemisë, si dhe një rënieje të përgjithshme të tregut të filmave me superheronj.

Vendom ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për Sony, pasi kompania u përpoq të ndërtonte një univers filmash të bazuar në personazhet ndihmës të Spider-Man për të cilët studioja ka të drejtat e filmit.

Filma si Morbius (2022) dhe Madame Web (2023) sollën shumë më pak fitime se filmat e Hardy dhe ‘The Last Dance’ do të testojë oreksin e vazhdueshëm për ekskluzivitetin e ‘Vendom’  me një buxhet mjaft të lartë. Studio ka prodhuar gjithashtu ‘Kraven the Hunter’ që pritet të dalë më 13 dhjetor, vetëm disa javë pasi të mbërrijë ‘The Last Dance’. Yjet e The Last Dance përfshijnë Juno Temple dhe Chiwetel Ejiofor.

Premiera e ‘The Last Dance’ do të mbahet më 25 tetor 2024.