Celebrities Lifestyle Showbiz

Tom Hanks tregon se nuk është baba perfekt? “Kam bërë çdo gabim të mundshëm…”

Gjatë një interviste në podkastin “On Purpose with Jay Shetty”, aktori Tom Hanks ndau momente të sinqerta mbi rritjen e katër fëmijëve të tij, pranuar se ai nuk ishte babai i përsosur. Në moshën 68-vjeçare, Hanks tha se kishte bërë “çdo gabim të mundshëm” dhe se kjo kishte çuar në biseda të vështira me fëmijët gjatë rritjes së tyre.

Ai kujtoi momentet e vështira dhe theksoi se, megjithë gabimet, jeta familjare kishte qenë një burim i paçmueshëm gëzimi.

E gjithë kjo vlen më shumë se ari

– tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e lidhjeve familjare.

Hanks, i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë dhe dy të tjerë me gruan aktuale, Rita Wilson, ndau një përvojë të veçantë me djalin e tij më të vogël, Truman. Ai e kishte premtuar një shëtitje për të luajtur bejsboll, por nuk arriti ta përmbushte premtimin. Ndërsa u kërkoi falje, reagimi i Trumanit—”Nuk ka problem, babi”—e la Hanksin të penduar, duke i dhënë një mësim mbi pavarësinë e fëmijëve.

Duke përfunduar, Hanks theksoi se çdo fëmijë është unik dhe ka nevoja të ndryshme, duke e bërë procesin e rritjes një udhëtim të veçantë.