Së fundmi, stilisti dhe producenti i famshëm, Tom Ford ka ardhur me disa kritika dhe fjalë të ashpra për ‘Met Gala’. “Është kthyer në një festë kostumesh,”- tha Ford për ish-redaktoren e ‘New York Magazine’, Amy Odell, në një fragment të librit të saj të ardhshëm, “Anna: The Biography”, botuar nga Time.
Dikur ishin njerëz shumë elegantë që mbanin rroba shumë të bukura duke shkuar në një ekspozitë të shekullit të 18-të. Nuk duhej të dukeshe si në shekullin e 18-të, nuk duhej të visheshe si hamburger, nuk duhej të arrije me një furgon ku qëndroje në këmbë sepse nuk mund të uleshe pasi kishe veshur një llambadar.
Rikujtojmë, se para disa muajve Tom Ford humbi bashkëshortin e tij, Richard Buckley. Ai ka deklaruar se me çfarë vështirësie është përballur duke qenë një baba beqar për djalin e tij Jack Rich. Stilisti në një intervistë të fundit, është shprehur se:
Ka qenë e vështirë pas 35 vitesh, shumë e vështirë. Vazhdoj të mendoj: “Oh, Zot, duhet të telefonoj Richard-in ose duhet t’i dërgoj atij një shënim për këtë.” Dhe ai nuk është këtu. Deri kohët e fundit, Richard ishte aty për të më ndihmuar në mëngjes.
Së fundmi, Ford dhe Buckley jetuan në një pronë në lagjen Holmby Hills të Los Anxhelosit, aty ku edhe Richard mbylli sytë përgjithmonë pasi blenë shtëpinë për 38.75 milion dollarë në vitin 2016. Shtëpia përmban 9 dhoma gjumi, 7 tualete, një bibliotekë, një dhomë të hapur në natyrë, një pishinë, fushë tenisi dhe një kopsht me trëndafila.
Perandoria e tyre kapte vlerën e 122 milion dollarëve. Çifti kishte prona në New York, Londër, Los Anxhelos dhe qytetin e lindjes të Ford, Santa Fe. Ndërkaq, ju prezantojmë me disa foto nga shtëpitë, rezidencat super luksoze të dyshes së njohur që me siguri do t’ju lënë pa fjalë.