Aktori Tom Cruise u hodh nga çatia në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit muajin e kaluar. Shumë menduan se ai ishte paguar mirë për këtë performancë, por ai e bëri atë falas. Kjo u zbulua nga Casey Wasserman, president i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Los Angeles 2028.
“Ai përfundoi xhirimet e ‘Mission: Impossible’ në orën 18:00 në Londër dhe menjëherë hipi në aeroplan. Ai zbarkoi në Los Angeles në katër të mëngjesit dhe filmoi skenën ku hipi në aeroplanin ushtarak”-tha Casey, sipas Hollywood Reporter. Ai shtoi se Tom ishte i përfshirë në çdo hap të përgatitjes së kësaj shfaqje.
Pasi u hodh nga çatia e stadiumit “Stade de France”, ai mori flamurin olimpik nga kryebashkiaku i Los Angelesit, Karen Bass dhe gjimnastja Simone Biles. Pas kësaj, ai udhëtoi me makinë nëpër rrugët e Parisit dhe hipi në një aeroplan pranë Kullës Eiffel. Aktori nuk ka folur ende për performancën e tij në Lojërat Olimpike, por TMZ raportoi se ishte ai që iu afrua organizatorëve dhe shprehu interesin për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes.
Tom ndërkaq po thuhet se ka nisur një romancë me një këngëtare që e takoi në ‘Glastonbury’. Bëhet fjalë për Victoria Canal, 25-vjeçe, e cila është parë me të kudo nëpër xhirime. Dyshja fillimisht u bënë miq pas takimit në festivalin britanik në qershor, por burimet tani mendojnë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një nivel tjetër. Dyshimet u ngritën për herë të parë kur Tom, 62 vjeç, e ftoi atë në xhirimet e “Mission: Impossible 8 në Oxfordshire”.
“Tom e ftoi Victorian ta shikonte filmin për të gjithë ditën dhe kjo nuk është diçka që ai e bën për miqtë e tij të rastësishëm”-thanë nga ekipi i tij. Duke vënë në dukje diferencën 35-vjeçare të çiftit në moshë, burimi vazhdoi: “Mund të ishte dukur e pamundur që ata të bëheshin asgjë më shumë se miq, por ata janë pak a shumë të pandashëm”. Ata u takuan për herë të parë pasi Victoria iu bashkua Coldplay në skenën e Piramidës së bashku me Michael J Fox. Victoria ka lindur në Mynih dhe u transferua në Barcelonë në moshë të re.