Celebrities Gossip Showbiz

Tom Cruise nuk është ndikuar aspak nga spekulimet, ja se çfarë bën aktori…

Para pak ditësh aktori i njohur dhe i dashur për të gjithë publikun u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së tij krejtësisht ndryshe. Ai u shfaq pothuajse i panjohur për disa fansa, pasi ishte duke ndjekur lojën e dytë të Serisë së Divizionit të Ligës Kombëtare në San Francisko. Ulur me djalin e tij Connor Cruise dhe duke buzëqeshur për të bërë fotografi, mënjëherë në mediat sociale u debatua për pamjen e ndryshueshme të yllit të “Top Gun”.

Së fundmi aktori ka bërë daljen e tij të parë pasi u vendos në qendër të kritikave. Pasi pilotoi aeroplanin e tij ai vendosi që të merrte motorrin e tij dhe të bënte xhiro në Los Angeles.

All hands on deck: An entourage assisted Cruise as he departed the plane

Njësoj si në mbrëmjen kur Tom po shikonte ndeshjen në San Francisko me djalin e tij Connor Cruise, fytyra e tij dukej ende e plotë edhe e mbushur. Përpos të gjithave aktorit të njohur mesa duket nuk i kanë bërë aspak përshtypje spekulimet që kanë ditë të tëra që qarkullojnë në rrjet.

Nuk dihet ende nëse Tom Cruise e ka nga shëndeti apo është thjesht një përshtatje për në rolin që ndoshta ai do të jetë pjesë gjatë këtyre kohëve.

Së fundmi thuhet se Tom Cruise po mëson që të drejtojë një aeroplan ushtarak i cili i përket Luftës së Dytë Botërore me nofkën ‘The Widowmaker’ dhe që do të jetë pjesë e disa skenave gjatë xhirimeve të filmit tjetër të ‘Mission Impossible’. Aktori 59-vjeçar thuhet se ka mësuar se si të përdorë një Boeing Stearman Model 75 të vitit 1943 pasi përfundoi së fundmi xhirimet në Mission: Impossible 7.

Një burim i tha ‘The Sun’ se:

Tom kishte filluar të mësonte të fluturonte me një aeroplan Boeing Stearman në fillim të këtij viti për një skenë të filmit në xhirimet e Mission: Impossible 8.