Bota Celebrities Gossip

Tom Cruise ngatërron makinën e tij me atë të Rishi Sunak, kërkon falje! (Video)!

Aktori i Top Gun shihej duke përshëndetur fansat ndërsa ecte në parkingun e makinave në heliportin e Londrës në Battersea.

Cruise, i veshur me një bluzë polo gri të çelur dhe pantallona të zeza, përpiqet të hapë derën e Audi-t tw zi përpara se të kuptojë se është automjeti i gabuar.

Ylli i Hollivudit, i cili ka kaluar disa kohë në Londër për të filmuar pjesën më të fundit të serialit Mission Impossible, ecën në mënyrë të sikletshme drejt makinës së duhur, ndërsa një nga shoqëruesit e tij e fut brenda.

Më vonë, Sunak u vu re duke u futur në të njëjtin automjet ku Cruiese e ngatwrroi mw herwt.

Ndryshe nga Cruise, kryeministri nuk gabon dhe gjen makinën e duhur, ndërsa një ndihmës ia mban derën hapur.

I veshur me një këmishë të bardhë poshtw një bluzë të zezë me zinxhir, ndërsa mbante një çantë shpine, lideri i partisë konservatore ulej në sediljen e pasme të Audi. Incidenti komik ndodhi të mërkurën e kaluar kur Sunak u kthye në kryeqytet pas një udhëtimi në fushatën zgjedhore në Cornwall dhe Devon.

https://www.tiktok.com/@dailymailuk/video/7376287023491042593?embed_source=121374463%2C121433650%2C121404359%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C72248228%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=top-channel.tv%2F2024%2F06%2F05%2Fvideo-incident-komik-tom-cruise-ngaterron-makinen-e-tij-me-ate-te-rishi-sunak%2F&referer_video_id=7376287023491042593