Tom Cruise po thuhet se ka nisur një romancë me një këngëtare që e takoi në ‘Glastonbury’. Bëhet fjalë për Victoria Canal, 25-vjeçe, e cila është parë me të kudo nëpër xhirime. Dyshja fillimisht u bënë miq pas takimit në festivalin britanik në qershor, por burimet tani mendojnë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një nivel tjetër. Dyshimet u ngritën për herë të parë kur Tom, 62 vjeç, e ftoi atë në xhirimet e “Mission: Impossible 8 në Oxfordshire”.
“Tom e ftoi Victorian ta shikonte filmin për të gjithë ditën dhe kjo nuk është diçka që ai e bën për miqtë e tij të rastësishëm”-thanë nga ekipi i tij. Duke vënë në dukje diferencën 35-vjeçare të çiftit në moshë, burimi vazhdoi: “Mund të ishte dukur e pamundur që ata të bëheshin asgjë më shumë se miq, por ata janë pak a shumë të pandashëm”. Ata u takuan për herë të parë pasi Victoria iu bashkua Coldplay në skenën e Piramidës së bashku me Michael J Fox. Victoria ka lindur në Mynih dhe u transferua në Barcelonë në moshë të re.
Cruise ndërkaq po mendon të zgjerojë familjen e tij. Aktori thuhet se është i interesuar të ketë më shumë fëmijë dhe po kërkon një partnere. Një burim i afërt me aktorin tha për In Touch se Cruise është duke pritur me durim që personi i duhur të vijë në jetën e tij, duke treguar se ai është i hapur për takime të reja. Në fillim të këtij viti, Cruise dhe rusja Elsina i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Tani ai po kërkon një partnere të re, por me kusht që ajo të jetë britanike pasi Cruise shpenzon shumë nga koha e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Ky vend i lejon atij të qëndrojë pranë dy fëmijëve të tij më të mëdhenj, Isabella, 31 vjeçe dhe Connor, 29, të cilët ai i adoptoi gjatë martesës me Nicole Kidman. Pavarësisht orarit të zënë, Cruise vlerëson kohën që kalon me familjen e tij. Ndërkohë, marrëdhënia e tij me vajzën e tij më të vogël, Suri, 18 vjeçe, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Katie Holmes, mbetet e tensionuar.