Disa persona në Tokio përfshirë të moshuarit, morën pjesë në një leksion për buzëqeshjen për t’u përgatitur për daljen e tyre të parë publike pa maskë pas tre viteve të pandemisë së koronavirusit. Leksioni u mbajt një ditë para se COVID-19 të vendosej në kategorinë e sëmundjeve më pak të rënda, ku përfshihet edhe gripi sezonal.
Keiko Kawano, një instruktore që i mëson njerëzit të buzëqeshin tha se:
Duke pasur parasysh faktin se mbajtja e maskave është bërë normë, njerëzit kanë pasur më pak mundësi për të buzëqeshur, kjo është arsyeja pse shumë prej tyre kanë frikë se nuk do të duken natyrale herën tjetër që të kenë mundësinë të tregojnë këtë shprehje të fytyrës. Lëvizja dhe relaksimi i muskujve të fytyrës është çelësi për një buzëqeshje të mirë.
Pjesëmarrësit e seminarit përdorën pasqyra dore për të kontrolluar buzëqeshjen e tyre. “Një buzëqeshje është e nevojshme për komunikim pa maskë,”-tha Yasuko Watari nga Tokio.