Celebrities Gossip Showbiz

Tokio e “La Casa De Papel” pozon e zhveshur në Instagram!

Së fundmi aktorja e njohur Ursula Corbero ka postuar një foto zbuluese në Instagram. Aktorja që luajti ‘Tokyo’ në serialin hit ‘La Casa De Papel’ është shumë aktive në rrjetet sociale dhe e përdor atë për të mbajtur kontakte me audiencën e saj. Në llogarinë e saj personale në Instagram, ajo shpesh ndan materiale, si nga jeta profesionale ashtu edhe ajo personale.

Në postimin e saj të ri, aktorja ka postuar një sërë fotosh nga udhëtimi i saj në Azores. Në njërën prej fotove, “Tokyo” pozon e zhveshur në shtratin e saj, e mbuluar vetëm nga një çarçaf. Në mbishkrimin e postimit të saj, Ursula Corbero nuk shkroi asgjë përveç vendit që vizitoi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Úrsula Corberó 🧸 (@ursulolita)

Falë talentit të saj, Ursula Corbero ka ndërtuar një karrierë të suksesshme që prek pothuajse çdo aspekt të industrisë së argëtimit. Aktorja dhe modelja 30-vjeçare ka punuar në televizion dhe kinematografi, dhe gjithashtu është shfaqur në video muzikore. Lexoni më tej për të mësuar 9 gjëra që nuk i dinit për Ursula Cobero.