Sport

TKZ përkujtojnë tifozin që u vra në Greqi: “Gjithmonë me ne, Gramoz!”

Më 4 shtator të vitit 2004, Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Greqisë, një fitore që u festua kudo ku shqiptarët jetojnë, por kjo datë fatkeqsisht nuk do të kujtohet vetëm për këtë ndeshje të fituar nga kuqezinjtë. Pikërisht për shkak të kësaj ndeshje, mbeti i vrarë një tifoz shqiptar në Greqi. Gramoz Palushi asokohe ishte vetëm 20-vjeçar, teksa i mbështjellë me flamurin kuqezi kishte dalë në rrugët e Zakynthos të Greqisë për të festuar këtë triumf historik. Por kjo festë rezultoi fatale për Palushin, pasi ai u sulmua me thikë nga një shtetas grek duke humbur menjëherë jetën.

Pikërisht në këtë datë, tifogrupi besnik i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë përkujtuar Me anë të një postimi në faqen zyrtare, tifogrupi ka postuar foton e Gramoz Palushit duke e shoqëruar dhe me shkrimin “Gjithmonë me ne, Gramoz”.