Bota

Tkurret pasuria e Trump, ka humbur 900 mln dollarë pas futjes së Harris në garë!

Pasuria e ish-presidentit Donald Trump në rrjetet sociale po tkurret.

Vlera e aksioneve të Trump si pronari i korporatës së Truth Social, ka rënë me 900 milionë dollarë që kur Zëvendëspresidentja Kamala Harris hyri në garë për Shtëpinë e Bardhë më 21 korrik.

Çmimi i aksioneve të Trump Media & Technology Group ka rënë me rreth 23% që atëherë, duke përfshirë një tjetër rënie e fortë të enjten, mes luhatjeve ne tregjet globale.

Vlera e aksioneve dominuese të Trump në kompaninë konservatore të mediave sociale qëndronte në pak më shumë se 4 miliardë dollarë që nga 19 korriku, ditën e fundit të tregtimit përpara se Presidenti Joe Biden të dilte nga gara dhe të miratonte Harris.

Që atëherë, ajo ka rënë në rreth 3.1 miliardë dollarë.