Showbiz Sport

Tjetër sukses për Cristiano Ronaldo-n, ylli i futbollit arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale!

Cristiano Ronaldo ka kremtuar suksesin e tij më të ri, të arritjes së një miliard ndjekësve në të gjitha platformat e rrjeteve sociale. Ylli i Portugalisë ka mbi 100 milionë ndjekës në llogarinë e tij në X dhe më shumë se 600 milionë ndjekës në Instagram. Ai gjithashtu ka hapur së fundmi kanalin e tij në YouTube, ku ka grumbulluar tashmë 60 milionë abonentë. Ronaldo ka mbi 170 milionë ndjekës në Facebook dhe është gjithashtu shumë i popullarizuar në platformat sociale kineze.

Ronaldo falënderoi fansat e tij në mbarë botën dhe reflektoi mbi udhëtimin e tij nga një djalë i vogël në Madeira në një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në një mesazh të publikuar X, Ronaldo shkroi:

Kemi bërë histori — 1 MILIARD ndjekës! Ky është më shumë se një numër – është një dëshmi e pasionit, përkushtimit dhe dashurisë sonë të përbashkët për futbollin dhe përtej tij. Nga rrugët e Madeiras deri te arenat më të mëdha në botë, kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju, dhe tani një miliard nga ne qëndrojmë së bashku. Ju keni qenë me mua në çdo hap të udhëtimit, gjatë të gjitha ngritjeve dhe rënieve. Ky udhëtim është udhëtimi ynë dhe së bashku, kemi treguar që nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë. Faleminderit që besoni tek mua, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira ende nuk ka ardhur dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi, fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku.


Postimi i Ronaldos përfshinte një grafik që detajonte shumë nga momentet e tij më të shquara në karrierë, i shoqëruar nga mbishkrimi “Një miliard ëndrra, një udhëtim”. Ronaldo gjithashtu ka shënuar së fundmi një tjetër arritje, pasi ka shënuar golin e tij të 900-të në karrierë ndërsa luante për Portugalinë kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Gjatë karrierës së tij të shquar, Ronaldo ka luajtur për Sporting Lisbon, Real Madrid, Juventus dhe klubin e tij aktual Al-Nassr, përveç dy periudhave në Manchester United. 39-vjeçari aktualisht luan për Al-Nassr, për të cilët ka shënuar 62 gola në 68 ndeshje. Ronaldo ka fituar pesë herë Topin e Artë dhe ka fituar 33 trofe gjatë karrierës së tij.