Pas Distria Krasniqit që fitoi medalje të argjendtë në xhudo në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, një tjetër sportiste nga Kosova ka arritur sukses.
Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike, pasi triumfoi ndaj kroates Katarina Kristo.
Kjo ishte medalja e dytë olimpike që shkon në Kosovë, me të dyja vajzat që i dhuruan medalje olimpike vendit të tyre.