Aktualitet

Tiranë, policia zbulon një magazinë të madhe me cannabis!

Zbulohet një shtëpi bari me llamba elektrike për kultivimin e bimëve narkotike në Tiranë. Gjatë një operacioni të nisur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepa”, në zonën e njohur si “Qyteti i nxënësve”, policia veproi pas informacioneve në rrugë operative.

Në orët e vona të natës, forcat e Komisariatit nr.2 në kryeqytet dhe Sektori kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës zhvilluan operacionin, për të cilin ka informacione se po vijon ende. Për momentin dihet vetëm se një sasi e madhe droge, e llojit cannabis sativa është gjetur e sekuestruar në vendngjarje.