Aktualitet

Tiranë, arrestohet i dashuri i polices 21-vjeçare që u vetëvra dje!

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21 vjeçare, Aldorjana Loshi, e cila i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit pasditen e djeshme në banesën e saj. I prangosuri akuzohet për pengim në zbulimin e të vërtetës pasi mësohet se ka bërë fshirjen e mesazheve në telefon me partneren. Nga burimet mësohet se “dje e telefonoi disa herë, por nuk iu përgjigj”.

Policia e Tiranës dyshon se ditën e djeshme, ky shtetas ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi njoftoi uniformat blu në lidhje me ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet e komunikimit të fundit me viktimën, në telefonin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:27 minuta të 24 majit 2024 në banesën ku ajo jetonte, në rrugën “Todi Shkurti”, pranë zonës së ish-Tregut Elektrik. Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 u gjet pa shenja jete nga i dashuri i saj.

Arrestimi i shtetasit E.N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, u bë gjatë natës nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1.