Kjo teqe njihet si teqeja e Sheh Ahmet Pazarit, një nga personalitetet më të shquara fetare, të cilët punuan për pavarësinë kombëtare. Ajo ndodhet në Rrugën e “Barrikadave”, e ringjallur sot pas prishjes së institucioneve fetare në vitin 1967. Në fasadën e saj është shënuar viti 1605, vit i cili tregon vendosjen e Tarikatit Halveti në Shqipëri, që ndodhi në kuadrin e vendosjes të sekteve të tjera islamike në vendin tonë. Ajo u rihap dhe u rindërtua nga Sheh Muamer Pazari në vitin 1994. Brenda saj ka varre shehlerësh dhe midis tyre është varri i Sheh Ahmet Pazarit.