Teqeja e Dervish Hatixhesë e ndërtuar në vitin 1798 dhe ristrukturuar në vitin 1992 është edhe sot vend i shenjtë pelegrinazhi, lutjesh dhe paqeje.
Kjo teqe i kushtohet një figure të shquar të shek. XVIII siç ka qenë Hatixhe Skënderi, e para femër që mori titullin Dervish. Kjo bamirëse e madhe tiranase u shqua për përkujdesjen e devotshme ndaj komunitetit sidomos gjatë epidemisë së murtajës.