Muzeu i Gruas është një rrëfim i historisë së grave shqiptare nëpërmjet ngjarjeve të njohura dhe të panjohura. Gruaja në këtë muze udhëton në kohë që prej antikitetit dhe shfaqet nëpërmjet objekteve, dokumentave e fotove drejt qellimit që muzeu ka: te zbuloje sa më mirë rolin e femrës në shoqëri, familje, në monologun me veten dhe dialogun me burrin. Veshjet, objektet personale, çantat dhe kapelat, janë një zbulim i këndshëm për ata që nuk njohin Shqipërinë e viteve ’20-’30, ndërsa dokumenta dhe botime të ndryshme tregojnë se historia e intelektualeve të vërteta ka nisur edhe përpara krijimit të shtetit shqiptar.Në sipërfaqen e vogël të një apartamenti të ndërtuar ne vitet ’60, vizitorët do të zbulojnë një botë të madhe të pasionit, krijimtarisë dhe forcës së grave.Muzeu i kushton një rëndësi të vecantë edukimit; fëmijët e shkollave dhe të rinjtë janë gjithmonë të mirëpritur jo vetëm si vizitorë por edhe si debatues mbi cështjet e rolit të gruas në shoqëri.Muzeu i Gruas (MiG), është iniciative individuale e Elsa Ballaurit, gazetare, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe koleksioniste.