Kopshti Zoologjik në Tiranë është hapur në vitin 1966. Ky është parku i vetëm zoologjik në Shqipëri i administruar nga pushteti lokal (Bashkia e Tiranës). Arinj, luanë, lama, sorkadhe, kaproj, majmunë, dhelpra, ujqër, mjellma, shqiponja, rosa, pallonj, pula hindi, etj janë disa nga kafshët dhe shpendët e Kopshtit Zoologjik. Në këtë kopsht janë trajtuar në vite 32 lloje kafshësh dhe 12 lloje shpendësh, ndërsa kohët e fundit është investuar për pasurimin e tij me kafshë dhe shpendë ekzotikë.