Kjo kishë e ka origjinën rreth 2 shekuj përpara (në vitin 1780) dhe është kisha e parë ortodokse në Tiranë, pas pushtimit Osman, e ndodhur në afërsi të Lanës, aty ku sot gjendet Akademia e Arteve. Në bazë të planit rregullues të Tiranës me vendimin e 11 shkurtit 1937 në kushtet e ndërtimit të Bulevardit kryesor dhe të kompleksit të ministrive, kisha e vjetër e Shën Prokopit u shpronësua dhe u prish në vitin 1938. Në këmbim të saj u ndërtua kisha e re Shën Prokopit, në kodrat pranë liqenit Artificial ku është edhe sot. Kisha e Shën Prokopit u përurua më 20 maj 1945. Në vitin 1967, kur në Shqipëri u prishën ndërtesat e kultit, kisha u kthye në bar-restorant, duke ndërhyrë në strukturën e ndërtesës.