Kjo godinë përfundoi në vitin 1938 me rastin e 10-vjetorit te Mbretërisë Shqiptare. Ajo është ndërtuar mbi themelet e një garnizoni ushtarak turk, në të cilën pas Pavarësisë, në 1912, u vendos gjimnazi shtetëror i Tiranës. Më pas, për shumë vjet ka qenë Qendër Kulturore e Ushtrisë deri në vitin 1970, ku në të u vendos Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kurse më vonë shërbeu si godina e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sportit.