Bunk’Art 1, i freskuar me një dizajn të ri, u shndërrua në një ekspozitë historike – kulturore të përhershme dhe do të përditësohet vazhdimisht e do të sjellë risi nga më të ndryshmet në lidhje me jetën shqiptare gjatë kohës së komunizmit. U hap për publikun në prill të vitit 2016 në formë të përhershme. Në qershor të vitit 1978 u përurua nga diktatori Enver Hoxha bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria e atëhershme komuniste. Ai është një pallat 5 kate nëntokë, me 106 dhoma dhe një sallë kuvendi, tashmë i shndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “Bunk’Art”. Tashmë “Bunk’Art” 1 është kthyer në një pikë turistike unikale në rajon që tregon jetën e shqiptarëve gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste.