Kjo ndertese synon të ruajë kujtesën e ndërtesës së vjetër dhe ta shndërrojë atë në një turbinë që prodhon art, pra emrin e artit + turbina. Pothuajse të gjitha hapësirat e ndërtesës janë multifunksionale. Së bashku me sheshin e ri publik, arTurbina do të formojë një platformë arti të pafundme. Në këndin më të dukshëm të sipërm, qëndron një cilindër transparent, i cili krijon një nga elementët më sugjestivë të ndërtesës për vizitorët dhe artistët. Cilindri ka shërbyer si sinjal artistik i shumë ngjarjeve të artit deri më tani. Salla e hyrjes është e rezervuar jo vetëm për bar, por gjithashtu është lehtësisht e adaptuar për ekspozita, ceremoni dhe aktivitete të tjera.