Sport

Tirana zgjedh trajnerin e ri, 44-vjeçari firmos për dy sezone!

Largimi i trajnerit Erbim Fagu pasoi të tjera lëvizje tek Tirana, nga ku dhanë lamtumirën më tepër se gjysma e skuadrës. Duket se klubi po kryen një revolucion të plotë, ku janë prekur të 3-ja repartet, duke përjashtuar vetëm portën.

Madje lëvizje ka pasur dhe në stol, aty ku drejtimin e ekipit e ka marrë Bledi Shkëmbi. 44-vjeçari i cili ma herët ka drejtuar Teutën, Dinamon, Ballkanin dhe Lirinë, ndërsa së fundmi ishte në krye të kombëtares kuqezi për 17-vjecarët.

Duket se oferta e bërë nga drejtuesit bardheblu e ka bindur ish-mesfushorin që të pranojë e firmosë për 2 vite. Shkëmbi është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, aty ku ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Plani i skuadrës është për një reformism total, duke nisur nga trajneri, zv. trajneri e deri tek lojtarët ku një pjesë e vogël e tyre kanë shprehur dakordësine për të vijuar edhe në sezonin e ri.

Kujtojmë se deri më tani Najdovksi, Hoxhallari, Lushkja, Deliu, Abazaj dhe Patrik janë të larguarit, listë e cila pritet të pasurohet më tej. Ende asnjë afrim, përvec atij të Agim Ibraimit si drejtor sportiv.