Me siguri ke dëgjuar ose i ke parë e-skuterat BinBin duke qarkulluar në Tiranë? Me seli në Turqi, dhe prani në më shumë se 5 shtete dhe 17 qytete në botë, kompania e inovacionit teknologjik me fokus në lëvizjet brenda qytetit, investoi në Shqipëri duke parë potencialin e duke i besuar mikëpritjes së shqiptarëve ndaj risive.
Më datë 27 tetor, BinBin realizoi një event, ku u bënë bashkë përfaqësues të mediave dhe jo vetëm për një “Brunch me BinBin”. Një mënyrë për të ndarë risitë më ata që i provojnë dhe besojnë të parët. Ky event u krijua me një qëllim të vetëm: “Të prezantojmë për Tiranën mënyrën më të mirë për ta shijuar dhe jetuar bukur teksa e shëtit”.
BinBin ka nisur operimin në Tiranë prej më shumë se 6 muajsh dhe duhet thënë se ndryshimin që sjell në përditshmëri e kanë ndjerë të gjithë përdoruesit e rregullt. Teksa flota shtohet çdo ditë dhe shërbimi përmirësohet, mbështetur nga skuadra e dedikuar në qytet, BinBin, tashmë do ketë edhe një kyç të shtuar për të ndihmuar të gjithë përdoruesit. Kontrolli i lëvizjes vazhdon të realizohet me lehtësi nga aplikacioni dhe skuterin mund ta parkosh ku të duash sapo të mbarosh xhiron (pa krijuar trafik apo bllokim të lëvizjes). Ndërsa për pagesën, është shtuar opsioni i blerjes dhe skanimit të Bin Card, të cilën e gjeni në një nga mbi 80 kioskat kudo nëpër Tiranë.
Po ashtu, së shpejti, kompania turke e inovacionit synon të shtojë gamën e shërbimeve në qytet me motorrët elektrikë dhe të tjera opsione të transportit publik, të cilat do bëhen bashkë në një aplikacion.
Jeta në Tiranë po bëhet çdo ditë e më e thjeshtë me BinBin. Ty të duhet veç ta respektosh këtë shërbim dhe paisjen sikur të ishte e jotja.