Aktualitet

Tirana kryeson për aksidentet, ekspertët e sigurisë: Ecja në rrugë po bëhet shumë e rrezikshme…

Aksidenti tragjik me makinë që i mori jetën një 20 vjeçari, në orët e para të mëngjesit, në autostradën Durrës-Tiranë, ngre dhe një herë shqetësimin për shtimin e aksidenteve në vendin tonë, që po lënë pas një numër të lartë viktimash dhe të plagosurish.

Të tilla ngjarjen risjellin në vëmendje mungesën e sigurisë në rrugë.

“Është rritur probabiliteti për aksidentet rrugore, nuk je i sigurt në rrugë. Duhet të jemi më të përgjegjshëm për drejtimin në rrugë. Duhen forcuar rregullat, që në përgatitjen e drejtuesve të mjeteve, duhet të jemi më serioz. Ndërkohë që në Evropë po ulet numri i aksidenteve, në vendin tonë çuditërisht po rritet.”, tha Mamir Hodo, ekspert sigurie.

Deri në shtator të këtij viti rezulton se Tirana është qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, me ka 402 të tilla, ndjekur më pas nga Lezha dhe Durrësi. Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo sqaron se më së shumti aksidentet po ndodhin në qendrat e banuara dhe se problemet po vijnë si nga përdoruesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët.

“Zakonisht më shumë aksidente ndodhin në qëndrat e banuara. Moszbatimi i rregullave të shpejtësisë në qytete dhe mos përshtatja me kushtet kur qarkullon në vijat e këmbësoreve, kur qarkullon në një parakalim apo veprime të gabuara të drejtuesve të mjeteve kur dalin nga një rrugë jo kryesore në rrugë kryesore, këto janë shumë problem. Po ashtu janë shtuar problemet me motorët që transportojnë pica, qytetarët që qarkullojnë me monopatina. Drejtuesi i mjetit nuk di nga të ruhet.”, shtoi Mmair Hodo.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve luan rol mjaftë në rëndësishëm për sigurinë rrugorë. Ndaj dhe thirrjet për të vendosur rripin e sigurimit, mos përdorimin e telefonit gjatë ngjarjes së mjetit dhe shmangien e alkoolit në timon, janë gjithmonë të vlefshme.