Drejtori i Tiranës, Agim Ibraimi ka analizuar bardheblutë në mbyllje të merkatos. Sipas tij gjërat do të jenë më mirë në javët në vazhdim.
“Si çdo nisje ka problematikat e veta. Gjatë rrugës kemi krijuar një identitet të ri në të cilën duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi treguar në fushë. Por, klubet e mëdha si Tirana nuk kënaqen me kaq. Na duhen pikë, jo vetëm loja e mirë. Na janë ofruar shumë lojtarë, por me analizat e bëra duhet të merreshin vendime më të rrepta në kuadër të lojtarëve që kemi. Ata që na janë ofruar nuk ishin në lartësinë e Tiranës”.
Drejtori Ibraimi ka folur edhe për kthimin në “Air Albania” të skuadrës bardheblu.
“Kur rikthehemi në kryeqytet? Kishim një marrëveshje për t’u bërë ndeshja në Air Albania, por Kombëtarja bëri që të shkojmë jashtë. Në ndeshjet e ardhshme do të bëjmë një marrëveshje dhe do të rikthehemi në Tiranë”, – tha ai.