Aktualitet

“TIMS”, Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun dhe Muçën!

Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku dhe Ervin Muça në 4 qershor do të thirren si dëshmitarë në Komisionin Hetimor “TIMS”.

Për shkak të mospajisjes ende me certifikata sigurie të deputetëve, kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ka vendosur mbledhjen e komisionit ditën e martë, datë 4 qershor.

Në këtë mbledhje do të dëshmojë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe i akuzuari Muça.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të dëshmojë në datë 4 qershor ora 12:00, ndërsa Drejtori i Përgjithsëm i policisë Muhamet Rrumbullaku do të dëshmojë në orën 15:00.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e Komisionit nga përfaqësuesit e PS.

Deri në datën 4, anëtarët e komisionit të PD-së dhe PS-së që nuk kishin certifikatë sigurie do të pajise me certifikatë të përkohshme me afat 30 ditor.