Bota Botë e Çuditshme

TikToker-i i njohur tregon se si e mbrojti makinën e tij nga uragani Milton!

TikToker-i John Santos nga West Palm Beach, Florida, postoi një video të tij duke mbuluar makinën përpara uraganit Milton. Deri më tani, video ka mbi 60 milionë shikime dhe ndërsa disa e vlerësuan përpjekjen e tij, të tjerëve iu duk qesharak. Ai e mbuloi makinën e tij të re ‘Chevrolet Corvette’ për ta bërë të duket sikur ishte e mbështjellë si dhuratë dhe pas uraganit publikoi një video të re ku theksoi se nuk priste kaq shumë komente.

@gucci_lemon_reloaded

Didn’t expect my video to blow up. Storm should be hitting us Wed into Thurs. Stay tuned for part 3.

♬ original sound – Gucci_lemon_reloaded

Santos tha se së shpejti do të publikojë një video të re që tregon gjendjen e makinës. Vetëm 24 orë pasi u shndërrua në një stuhi, Milton u forcua në një uragan të Kategorisë 1. Më pas iu deshën vetëm 12 orë të tjera për t’u rritur në kategorinë e pestë të fuqishme. “Nëse i keni mbyllur sytë gjatë fundjavës, mund të keni humbur zhvillimin fillestar të uraganit Milton”-përshkruan Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës së ShBA (NOAA) formimin e kësaj stuhie monstruoze që goditi Floridan.

Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur dhe shumë dëme materiale. Stuhia e rrezikshme goditi me fuqinë e një uragani të kategorisë 3. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Richard Green, ‘Milton’ është uragani i dytë i fuqishëm në dy javë që godet shtetin juglindor amerikan.

Stuhia goditi bregun perëndimor të Floridës pranë qytetit të Sarasotës mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar erëra të forta, me një shpejtësi prej 205 kilometrash në orë. Para se të mbërrinte në tokë, uragani Milton’ shkaktoi të paktën 24 tornado. Autoritetet thonë se disa njerëz vdiqën si pasojë e tornadove të cilat shkatërruan më shumë se 100 shtëpi, duke përfshirë atë të banorit të qytetit Fort Majërs, Connor Ferin.