TikTok ka prezantuar veçori të reja që e bëjnë atë të duket gjithnjë e më shumë si platforma më e njohur për video të gjata, Youtube. Këto ndryshime përfshijnë testimin e videove të gjata 30 minutëshe, vetëm disa muaj pasi filloi testimin e videove 15 minutëshe.
Mundësia për të publikuar video më të gjata po cilësohet si shumë e përafërt me Youtube-n, platformë kjo në të cilën videot kanë tendencë të zgjasin më shumë se 10 minuta për shkak të fitimit më të madh. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që TikTok inkurajon përdoruesit të postojnë përmbajtje më të gjata. Teksa Youtube i paguan krijuesit më shumë se platformat e tjera, rishfaqja e së njëjtës përmbajtje në aplikacione të ndryshme ndodh shpesh.
Një numër i madh i përdoruesve të TikTok janë “të frikësuar”, pasi raportohet se aplikacioni po kërkon prej tyre të vendosin fjalëkalimin e telefonit, nëse dëshirojnë të shohin përmbajtjen. Ende nuk dihet arsyet por sipas një raporti nga Dataconomy, ka disa mundësi se përse TikTok po kërkon fjalëkalimet. Fillimisht, është e mundur që jetë një “masë e përkohshme sigurie”, por mund të lidhet edhe me një version të ri të aplikacionit, ose thjesht gabim.
Ekspertët kanë paralajmëruar se është ide e keqe të vendosni fjalëkalimin tuaj aty ku nuk ju nevojitet me të vërtetë, pasi rreziqet e sigurisë si vjedhja e identitetit, janë tepër evidente. Por,përdoruesit kanë gjetur një zgjidhje për këtë problem, duke e përditësuar aplikacionin në versionin 32.5.0. Ende nuk ka ndonjë arsyetim nga TikTok në lidhje me veprimin e fundit, megjithatë përdoruesit kërkojnë përgjigje.