Një personazh i njohur në platformën TikTok, 35-vjeçari Caleb Graves ka ndërruar jetë. Ai u rrëzua dhe vdiq nga vapa gjatë një maratone në Disneyland, Kaliforni. Madje, vdekja e tij erdhi disa orë pasi ai ishte ankuar edhe në rrjetet e tij sociale për temperaturat e larta në një video që kishte publikuar.
Një ditë para garës, Caleb kishte shprehur shqetësimin e tij për temperaturat ekstreme të larta në një video të postuar në TikTok të shtunën ku shprehej se:
Gjysmë Maratona e Disneyland është nesër dhe unë jam vërtet i shqetësuar. Kam njëfarë ndjeshmërie ndaj nxehtësisë. Unë isha jashtë për rreth 20 minuta me qenin tim sot dhe isha mirë, por sapo u ktheva në shtëpi më ra të fikët.
Sipas Los Angeles Times, Graves rreth orës 7 të mëngjesit ndërsa po kalonte vijën e finishit të gjysmëmaratonës, duket se ka shtrënguar gjoksin dhe është rrëzuar. Një njeri i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit.
“Për rreth një orë u përpoqën ta mbanin në jetë, por fatkeqësisht ai u shpall i vdekur”, tha polici Matt Sutter.
Përpara se të fillonte gara, Graves u kërkoi pjesëmarrësve të qëndronin të sigurt, duke i paralajmëruar ata:
“Mos harroni se është vapë! Qëndroni të hidratuar dhe dëgjoni trupin tuaj. Suksese të gjithë vrapuesve!”
View this post on Instagram