Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll ka arritur në Gjermani ku është duke u përgatitur për Euro 2024 dhe në një story në Instagram ka shprehur zhgënjimin për akomodimin në dhomën e hotelit. “Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, kondicioneri nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk jua rekomandoj”-u ankua bukuroshja.
“Kam paguar 650 euro për një natë dhe çmimi përfshin dhomë të vjetër pa kondicioner, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”-shkroi ajo në një video ku tregon si duket dhoma e saj.
Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022 dhe për të është shkruar edhe në mediet ndërkombëtare. Ajo pa diskutim pritet që të japë një mbështetje të zjarrtë për Kroacinë, gjatë këtij kampionati evropian.
Bukuroshja së fundmi ka deklaruar se është beqare. Ylli kroat ka qenë një emër i njohur në mesin e tifozëve të futbollit në vitet e fundit dhe sigurisht që do të jetë një temë e nxehtë këtë verë pasi njoftoi ndarjen nga i dashuri. Knoll ka mahnitur më parë me trupin e saj të tonifikuar dhe veshjet provokuese pasi pozoi në turne të ndryshëm duke mbështetur Kroacinë. Knoll tha:
Kam pasur një të dashur me të cilin kam qenë për 10 vjet. Ne u ndamë vitin e kaluar. Tani jam beqare, por nuk jam duke kërkuar për një partner për momentin.