Sport

Tiago Mota humb shërbimet e titullarit të padiskutueshëm për 6 muaj

Gleison Bremer do t’i mungojë Juventusit për të paktën 6 muaj. Mbrojtësi brazilian do t’i nënshtrohet një operacioni, për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën e Champions dhe sigurisht që bëhet mungesë e rëndësishme për Tiago Motën.

Trajneri i Juves e kishte titullar të padiskutueshëm për mbrojtjen. Dhe ky është lajmi më i keq që mund të merrte pas fitores së madhe mbrëmë në transfertën e Leipzig, me rezultatin 2 me 3.

7 minuta qëndroi në fushë Bremer. Më pas u detyrua të largohej për shkak të dëmtimit që pësoi.