Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duyerte ka deklaruar për mediat se për personat që nuk duhen të vaksinohen, e vetmja mënyrë është që aplikimet të bëhen teksa ato janë në gjumë.
“Unë e di se shumë janë ende në mëdyshje. Gjeni ata në lagjen e tyre. Le të hyjmë në shtëpitë e tyre dhe t’i vaksinojmë ndërsa flenë. Fundi i tregimit”, është shprehur Duterte.
Ndër të tjera presidenti shtoi se ishte gati të drejtonte personalisht “imunizimet.
Presidenti i Filipineve,ka thënë se nuk do të kandidojë për nënkryetar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe në vend të kësaj do të tërhiqet nga politika.
Sipas mediave të huaja, një deklaratë e tij e tillë vjen pasi Duterte tha muajin e kaluar se do të kandidonte për nënkryetar në vitin 2022.
Kjo pasi që Kushtetuta e vendit e ndalon atë nga një mandat i dytë si president.
Por ai tani thotë se do të tërhiqet, pasi “ndjenja dërrmuese e filipinasve është se unë nuk jam i kualifikuar”.
Ky veprim vjen mes spekulimeve se vajza e tij mund të kandidojë për president.