Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Dita e sotme ka nisur me debate të shumta për Eglën, pas një përplasjeje që pati me Julin, aktorja pati një debat edhe me Romeon. Shkak u bënë paketat e cigareve që Egla i kishte marrë Romeos. Ky i fundit i thotë aktores “se është e dëshpëruar për situata”, ndërsa ajo i kthehet se nuk do t’ia japë më.
Egla: Po ku e dija unë që ishin të tuat, mos i jep vetes shumë rëndësi mo burrë
Romeo: Sapo të thashë që janë të miat
Egla: Tani janë të miat thashë
Romeo: Duhet ti kthesh
Egla: Përderisa i mora kam ndërmend ti mbaj
Romeo: Po pra, do situatë. Je e dëshpëruar për situatë, je e shqitur për situatë
Egla: Po jam, rri pa cigare
Romeo: Ti mendon se do të lutem ty për cigare
Egla: Jo, nuk dua të më lutesh. Unë të kam mbajtur me cigare 3 muajt e parë
Romeo: Siç ke mbajtur të gjithë, mua më ke mbajtur?
Egla: Ti ke marrë më së shumti