Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prej fillimit dihet se Egla ka pasur konflikte dhe debate me të gjitha banoret, shpesh herë edhe me Heidin, të cilë e konsideron më të afërt. Ama ditëve të fundit Egla dhe Françeska kanë debatuar më shumë me njëra-tjetrën teksa gjatë një debati vetëm pak më parë Egla iu drejtua banores se ajo e ‘eksiton’.
Egla: Françeska më eksiton
Françeska: Aman jo nuk e dua eksitimin tënd, aman jo nuk e dua eksitimin tënde se ke tre ditë më thua të hëngsha prillin
Egla: Ti më dëgjo deri në fund se ti duhet të dalësh nga shtëpia
Françeska i ka habitur sërish të gjithë banorët me deklaratën e saj të papritur duke përdorur një fjalor të pisët. Ajo iu drejtua atyre duke iu thënë se ‘jeni si shkërdhaçka’. Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, gjatë një debati me Eglën, Françeska iu drejtua asaj duke i thënë: “Më hëngsh prillin”.