Prej disa ditësh rrjeti “vlon” sa i përket projektit të fundit të Dafina Zeqirit me Elgit Dodën. Ishte një varg specifik që bëri hatanë e madhe. Fjala është për pjesën:
Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt
Ama sot prapë vetëm
Ti ke humb njejt’, unë kam humb njejt’
Ama ndjenjat mbetën
https://www.tiktok.com/@albcelebs/video/7266759234811874566?embed_source=121355059%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=lajmi.net%2Fti-kom-dhon-krejt-ledri-tregoi-pjesen-e-preferuar-tek-kenga-e-dafines-i-bie-pishman-dhe-e-fshine-komentin%2F&referer_video_id=7266759234811874566
Kjo pjesë u mor në internet si kundërpërgjigje ndaj një prej projekteve të fundit të Ledri Vulës në bashkëpunim me Romeo Veshaj dhe Klementin, konkretisht me vargun
Ti kom dhon krejt, ti kom dhon krejt ama loçkë m’le vetëm.
E duket se rrëmujën në rrjet e ka parë edhe vetë Ledri. Në faqen e label-it të Dafinës, MoneyZ, pyetur mbi pjesën e preferuar, Ledri ka komentuar dhe gjejeni pak cilën pjesë? “Ti kom dhon krejt”, është shprehur ai në hapësirën e komenteve duke habitur plot nga ndjekësit e tij. Por ky koment më pas është fshirë, ndoshta sepse sërish u bë viral.