Rreth tre ditë më parë, Shakira ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante:
Shpresoj që të gjithë të kenë pasur muajin më të mirë të Krenarisë (LGBTQIA)! Gjithmonë duke mbështetur barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!
Mesa duket ky postim i këngëtares me famë botërore nuk është pritur mirë nga të gjithë. Madje ylli i muzikës ka humbur ndjekës në rrjetet e saj sociale.
Ky postim, ka ngjallur edhe zemërimin e një pjese tjetër të ndjekësve të saj që nuk mendojnë njësoj si ajo në këtë drejtim.
Zoti im, çfarë po ndodh me botën”, “Përkrah degradimin e njerëzimit”, “Beso, lamtumirë” , “Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve…- ishin vetëm disa nga përgjigjet më të ashpra që këngëtarja mori për foton e saj.