Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Juli dhe Françeska kanë akuzuar mbrëmë njëri-tjetrin duke i thënë se janë gënjeshtarë. Biseda është zhvilluar mes batutave dhe të qeshurave. Juli i thotë Françeskës se ajo ka dy pasaporta, atë angleze dhe të gënjeshtrës.
Juli: Ça të kam rrejt unë ty? Një gjë
Françeska: Shumë gjëra
Juli: Po një
Françeska: Shumë gjëra
Juli: Kur janë shumë, një e mban mend robi
Françeska: Ti ke gënjyer që të fakti që u ke thënë të gjithëve se unë gënjej, ndërkohë që unë nuk kam gënjyer asnjëherë
Juli: Ti ke dy pasaporta, pasaportën angleze dhe të rrenës
Françeska: Je nëna e intrigës
Duket se banorët e “Big Brother VIP3” kanë vendosur që ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, t’i shijojnë në maksimum. Banorët kanë kërcyer dhe ngritur dolli me njëri-tjetrin, por gjithashtu nuk kanë munguar as batutat. Në një moment Romeo pyet Julin se ‘sa gango është’. Aktori i përgjigjet ‘katastrofë, zero’.