Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Roza Lati dhe Julian Deda kanë patur debate të shumta në fillim të “Big Brother VIP3”. Por me kalimin e ditëve, dy banorët patën një rrugëtim të qetë me njëri-tjetrin, ku herë pas here kishte edhe zënka. Pavarësisht debateve që patën pak ditë më parë, moderatorja i ka bërë mbrëmë disa komplimente aktorit. Sipas saj, ai ‘është një superlojtar’ dhe se ‘është finalist për t’a fituar’.
Mendoj se janë krenarë të gjithë me ty. Unë mendoj se je finalist për t’a fituar. Ti je superlojtari. Sepse ke trurin më të zgjuar dhe analizat e tua kanë dalë gjithmonë, por Romeo e ka patur më të vështirë këtë Big Brother. Ti je truri, Romi është zemra. Dhe fiton ajo që është në mes, midis trurit dhe zemrës është Roza…