Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Pas festës ku kërcyen dhe ngritën dolli me tekila, ata kanë biseduar me njëri-tjetrin, por kësaj radhe me shumë batuta. Në një moment Juli i është kthyer Françeskës duke i thënë se ajo mendon rrenën të parën dhe pastaj të tjerat.
Juli: Mendon rrenën të parën e pastaj të tjerat
Heidi: Sa rren ti u Jul nuk kam parë
Françeska: Më vjen mirë për ju të dy që shkoni shumë mirë, Romeo duhet me u pa kjo punë
Romeo: Këta shkojnë mirë që nga dita 1Heidi: Ke pa njeri që rren më shumë se Juli?
Romeo: Po
Heidi: Vërtetë?
Romeo: Po
Juli: O Françeska ça nevoje ke me rrejt?
Françeska: Nuk kam asnjë nevojë me rrejt. Ti je robi më mashtrues që ka kjo shtëpi
Juli: M’a futi shih. Po del keq, po më persekuton
Françeska: Ka raste që ti gënjen aq shumë saqë ti nuk e kupton që ti herën e parë që ke gënjyer ke qenë me mua dhe herën e dytë që ke gënjyer je me mua
Duket se banorët e “Big Brother VIP3” kanë vendosur që ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, t’i shijojnë në maksimum. Banorët kanë kërcyer dhe ngritur dolli me njëri-tjetrin, por gjithashtu nuk kanë munguar as batutat. Në një moment Romeo pyet Julin se ‘sa gango është’. Aktori i përgjigjet ‘katastrofë, zero’.