Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Juli nisi një debat me Romeon dhe Eglën mbrëmjen e kaluar, duke i thënë se do i nxjerri me radhë prej shtëpisë, aktorja është drejtuar ndaj tij me fjalë të pahijshme.
Egla: Ka kush merret në vendin tim me ty. Kush nuk ta pret mendja, se ti je daulle ti nuk merr vesh. Ti je budalla, ti s’merr vesh!
Juli: Mos i përdor, nuk po të ofendoj. Ok, daulle, daulle nuk ka problem, si të duash ti
Romeo është shprehur mbrëmjen e djeshme se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. Këtë e tha mbrëmë gjatë një bisede me Erjolën, pasi e kanë prekur fjalët e opinionistëve se ai po i ushtron presion Heidit.