Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Romeo dhe Meritoni vendosën që të bënin paqe dhe t’i qëndronin pranë njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, banorët janë skeptik në lidhje me këtë raport shoqëror, pasi mendojnë se gjithçka po e bëjnë për lojë. E për këtë arsye, Romeo dhe Meritoni po thurin një plan në fshehtësi që të bëjnë banorët të besojnë se po u dalin fjalët e tyre ‘se do zihen sërish’.
Meritoni: Po mendoj se është shpejt se e kuptojnë, më mirë me nis javën tjetër
Romeo: Po ta nisim me Heidin, dëgjo vëllain
Meritoni: Më dëgjo ti mua
Romeo: Po bëjnë si mjeshtra, po bëjnë si lojtarë
Meritoni: E di, po më dëgjo mua. Të kalojë kjo javë, sa të qetësohen gjërat, në mes të debatit që ke me Julin ose Eglën, ta kërcas unë ty.
Romeo: Ti duhet t’ia kërcasësh njërit nga këta, Heidi të mbrojë atë dhe të të qëllojë ty, ti të qëllosh Heidin
View this post on Instagram