Lajmet e fundit

“Ti e ke shumë të egër si stil”/ Debat banal mes Roëz dhe Meritonit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Një koment i Roza Latit për mënyrën se si Meriton Mjekiqi po konsumonte bananen ka shkaktuar një situatë të tensionuar mes tyre.

Dy moderatorët janë përplasur me njëri-tjetrit dhe kanë hedhur “thumba”, ndërsa biseda mes tyre ka marrë përmbajtje erotike.

“Ti e ke bananen, është stili yt”, iu drejtua Meritoni, i cili shtoi “nuk kafshoj banane, po më ofendon”.

Ndërsa Roza Lati iu përgjigj se: “Mesa pashë ti e ke shumë të egër si stil”.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Po ty po të pëlqej unë

Roza: Po, por jo kur ha bananen

Meritoni: Ti e ke bananen, është stili yt banania

Roza: Mesa pashë ti e ke shumë të egër si stil

Meritoni: Nuk kafshoj banane, se i bie që po më ofendon

Roza: Kaloji në term të keq, edhe nëse do të ishe duke ngrënë një mollë me atë nervozizmin tënd, sot do të thosha shumë keq e ha mollën

Meritoni: Ashtu i bie të kafshosh…. Mos dil në atë temë, nuk kafshoj banane. Më ofendove

Roza: A të the mua që “banania të shkon në gojë”. Kush ofendoi ti apo unë

Meritoni: Ai është stili yt zemër, jo i imi. Dallimi im është që kam banane, ok. E mirë je, kjo Roza më pëlqen

Roza: Të thanë kujdes telefonin, mos e zgjat më