Lifestyle

Ti e di si të shohin të tjerët?! Ndoshta duhet të mendohesh edhe njëherë…

Shpesh mund ta kemi tërësisht të gabuar mënyrën se si të tjerët na perceptojnë. Shumë prej nesh mund të kemi zakone që as nuk i vëmë re, por që lënë përshtypje të gabuara tek të tjerët. Të ndërpresësh dikë mund të duket si një gjest i pafajshëm kur je në mes të një diskutimi, por për të tjerët mund të interpretohet si mungesë respekti apo arrogancë.

Të gjithë kemi një version të vetes që mendojmë se reflektojmë tek të tjerët. Problemi është se ky version shpesh është i ndikuar nga vetëbesimi ynë apo nga dëshira jonë për t’u parë në një mënyrë të caktuar. Kjo na çon drejt një iluzioni se kuptohemi dhe vlerësohemi ashtu siç dëshirojmë.

Shumë herë të tjerët hezitojnë të japin komente të sinqerta. Ndonjëherë për shkak të frikës nga konflikti ose nga dëshira për të mos të të lënduar. Kjo mungesë transparence na lë të mendojmë se çdo gjë është në rregull, edhe kur nuk është. Kërko reagime të sinqerta. Të marrësh komente të vërteta nga ata që punojnë me ty është thelbësore. Jo gjithmonë është e lehtë të dëgjosh kritika, por ky është hapi i parë për t’u përmirësuar.

Merr kohë për të reflektuar mbi sjelljet e tua të përditshme. Kritika nuk duhet parë si një sulm personal. Kur dikush të jep një koment negativ, përpiqu ta marrësh si mundësi për të mësuar dhe për t’u përmirësuar, në vend që të mbrohesh apo të ndihesh i/e sulmuar. Në fund të ditës, mënyra se si të shohin të tjerët mund të ndikojë në marrëdhëniet që krijon, si profesionale ashtu edhe personale. Edhe pse është e rëndësishme të mbetesh vetvetja, është po aq e rëndësishme të sigurohesh që vetja jote të perceptohet saktë nga ata përreth teje. Ndonjëherë, është më mirë të ndalosh dhe të shohësh veten nga perspektiva e të tjerëve për të kuptuar se si realisht të shohin.