Celebrities Magazine Showbiz

“Ti bën seks me ish-in?”/ Ilnisa pyet troç Rozën: Kthehesh te ai kur ke nevojë?

Roza Lati ka folur hapur për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë. Gjatë një bisede me Ilnisa Agollin dhe banorë të tjerë të Big Brother VIP 3, Roza theksoi se është në pritje të babait të fëmijës. Megjithatë, Ilnisa mendon ndryshe. Në diskutim e sipër banorja theksoi se nuk është e vështirë për të gjetur një baba për fëmijën, problemi i Rozës qëndron te gjëndjet e saj të ndryshme emocionale.

“Nuk e pengon Rozën në arritjen e prioritetit të saj gjetja e një babai për fëmijën. Kësaj ja kthen problemi i 7 Rozave në 7 ditë të ndryshme të javës…”, tha Ilnisa, duke shtuar se nëse një ditë të bukur i ul të shtata ato në tavolinë dhe i pyet se çfarë duan, secila prej tyre do kërkojë diçka ndryshe nga tjetra. Ndaj, kjo sipas gazetares, është problemi që askush nuk duket i duhuri për moderatoren.

Për replikë, Roza tha se nuk është ajo problemi sepse ka ndodhur që pas ndajes ish-i të ketë tentuar për një rikthim bashkë. Rasti i fundit, u shpreh ajo, ishte para se të hynte në Big Brother. E pyetur nëse do t’i jepte një shans të dytë ish-it, Roza u shpreh se jo, kur e mbyll, e mbyll një marrëdhënie.

Roza: Dua të bëjë një bebe.

Ilnisa: Po ti e do me një baba që nuk njeh 7 Rozat e tua nga e hëna në të dielë. Dhe gjithmon kam pyetur veten këto 7 Rozat e tua a shkojnë mirë me njëra tjetrën.

Roza: I njeh, i njeh… Shkojnë shumë mirë dhe është jetë interesante.

Ilnisa: Ti ke një Rozë të hënën, një të martën, një të mërkurën… Dhe problemi nuk është babai, por Roza me Rozat.

Roza: Jo nuk është fare.

Gazi: Po të jetë ashtu është shumë mirë.

Ilnisa: Roza është një natyrë që eksperimenton në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë karakteret brenda shpirtërore dhe seksuales. Por çfarë e bën Rozën kjo? Nuk e pengon Rozën në arritjen e prioritetit të saj gjetja e një babai për fëmijën. Kësaj ja kthen problemi i 7 Rozave në 7 ditë të ndryshme të javës…