Fëmija i parë i Princit Willaim dhe Kate Middleton, George, feston sot 10-vjetorin e lindjes.
Ishte 22 korriku i vitit 2013 kur Buckingham Palace njoftoi zyrtarisht se Duka dhe Dukesha e Cambridge , u bënë prindër për herë të parë. Emri i plotë i Princit George është George-Alexander-Louis. Sot Princi George mbush dhjetë vjeç dhe sigurisht që do të festojë ditëlindjen pranë familjes.
Këtë vit në ditëlindjen e 10 të George, Buckingham Palace ka publikuar një foto të tij të realizuar nga një fotograf profesionist. Duke thyer kështu traditën disavjeçare të Kate Middleton, e cila çdo vit ndan imazhe të fotografuara nga ajo në ditëlindjet e fëmijëve të saj.
Ndërkohë fotografia e Princit George duke buzëqeshur është bërë në Windsor në fillim të këtij muaji nga Millie Pilkington, sipas deklaratës.