Celebrities Gossip

“Thyhet” akulli, Princ Harry dhe Meghan Markle kërkojnë një takim me Mbretëreshën Elizabetë!

Së fundmi, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë kërkuar një takim me Mbretëreshën Elizabetë, në muajt e ardhshëm për të prezantuar vajzën e tyre Lilibet me stërgjyshen e saj. Së fundmi mediat britanike kanë raportuar se vajza e Princ Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana, është tashmë e teta në radhë për fronin mbretëror.

Lajmi u konfirmua edhe nga faqja “Royal UK”,  që përfaqëson familjen mbretërore, e cila e zbuloi se vajza Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

Muajin e kaluar u zbulua që çifti dëshironte që Lilibet të pagëzohej në Kështjellën Windsor dhe ta prezantonin atë me gjyshen. Në fillim dukej si një spekulim, por tani duket se Sussexes po e bëjnë realitet. Por kërkesa e Harry dhe Meghan për një takim privat me Mbretëreshën ka habitur disa nga stafi i pallatit mbretëror.

Një burim tha për “The Sun” se:

Harry dhe Meghan e kanë bërë këtë propozim, por shumë njerëz janë të tronditur nga pafytyrësia e Sussex. Ata me të vërtetë mund të duan të shohin Mbretëreshën, nuk ka asnjë pyetje për këtë, por duhet shumë guxim për t’i kërkuar asaj një takim privat, duke marrë parasysh atë që i kanë bërë të kalojë këtë vit

Burimi shtoi se mbretëresha “është ende shumë e dhënë pas Harry-t dhe do të donte të shihte Lilibet dhe vëllain e saj Archie”. Para disa ditëve, u tha se Mbretëresha Elizabetë ishte në diskutime me avokatët e saj dhe thuhet se ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.

Thuhet se një paralajmërim ligjor do i shkojë edhe shtëpisë botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen. Gjerat mesa duket po vështirësohen për çiftin që hoqi dorë nga të drejtat mbretërore, e pas sulmit me intervistën për Oprah, Mbretëresha ka vendosur mos qëndrojë më në qetësi.