Fansat e Taylor Swift janë tallur me aftësitë e kërcimit të këngëtares. Një postim në Tik Tok është bërë viral ku këngëtarja tundi të pasmet e saj në një mënyrë jo të këndshme kur ishte në skenë në stadiumin skocez “Gas Murrayfield” në Edinburg javën e kaluar.
34-vjeçarja kishte veshur një mini fustan, ngjyrë ari me thekë dhe çizme të bardha teksa këndonte këngën Fearless. Edhe pse Swift u përpoq të dukej si një “showgirl” në Las Vegas, lëvizjet e saj ishin të ngrira dhe të sikletshme në rastin më të mirë, megjithëse ajo dukej se nuk i interesonte pasi ajo thjesht po kërcente.
Disa fansa thanë se ajo dukej si ‘gjyshe’, ndërsa të tjerë urrejtës sugjeruan që Taylor të merrte mësime kërcimi. Këngëtarja hit, e cila thyen rregullisht rekorde, luajti shfaqjen e 100-të të turneut të saj Eras në Liverpool të enjten, e para nga tre shfaqjet e njëpasnjëshme.
@harryalex98 I’m the one who makes you laugh when you know you’re ‘bout to cry ✨ #taylorswift #erastour #erastouredinburgh #edinburgh #youbelongwithme #fyp