Bota Botë e Çuditshme

Thyen rekord botëror, italiani tërheq tre aeroplanë duke ecuar me duar!

Një italian ka tërhequr tre aeroplanë të vegjël ndërsa ecte me duar për të shënuar një Rekord Botëror Guinness. Matteo Pavone shënoi rekord të ri botëror me përpjekjen e tij të suksesshme në Castelnuovo Don Bosco, Asti, Itali.

Pavone tha se ai iu drejtua ndjekjeve më të pazakonta atletike pasi një seri lëndimesh e detyruan të linte sportin e ragbit. Në një deklaratë ai u shpreh:

Më e keqja prej tyre ishte një dëmtim i shpinës. Mjekët thanë se nuk do mund të merresha më kurrë me sport, por ata e kishin gabim. Jam krenar për këtë rekord, por gjithashtu nuk jam plotësisht i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Jam i sigurt se mund të tërheq katër aeroplanë ose edhe më shumë, kështu që do të përpiqem ta bëj sa më shpejt.